Së shpejti mund të kemi vaksinën për kancer dhe HIV falë zbulimit të vaksinës anti-COVID

0
313

Shkencëtarët janë duke eksperimentuar me teknologjinë e vaksinës COVID-19 për të gjetur mënyrë për të trajtuar sëmundjet e kancerit dhe HIV-it.

Kjo pasi pandemia e koronavirusit ka shtyrë shkencëtarët të krijojnë një lloj të vaksinës duke përdorur mARN ose një copë të vogël të proteinës pikuese të një grimce koronavirus, për të krijuar një përgjigje të sistemit imunitar që të mbron nga infeksioni.

Është një qasje që studiuesit e vaksinave kanë punuar në 25 vjetët e fundit, raporton Insider.

Pas rezultateve të efektshme të provave klinike dhe miliona vaksinave të suksesshme me vaksina COVID-19 të bazuara në mARN, studiuesit tani po shikojnë se si zbulimi mund të bëjë rrugën për trajtime të tjera.

Shkencëtarët në Universitetin e Texasit janë duke u përgatitur të studiojnë trajtimin e kancerit.

Ata besojnë që mRNA mund të parandalojë përsëritjen e kancerit, ka thënë onkologu Van Morris.

“Ne jemi me shpresë që me vaksinën e personalizuar, ne jemi duke përgatitur sistemin imunitar për të ndjekur qelizat e mbetura të tumorit, për t’i pastruar ato dhe për të kuruar pacientin”, tha Morris.

Të njëjtën gjë janë duke e bërë edhe me vaksinën për HIV AIDS.

Shkencëtarët e Oxfordit të cilët kanë bashkëpunuar me AstraZenecan për të shpikur vaksinën për COVID-19, tash janë duke punuar për shpikjen e vaksinës./Koha

Leave a Reply