Rrjeti CSR Kosova përzgjedhë Fituesin për Çmimin Kryesor për Përgjegjësi Shoqërore Korporative, 2020!

0
373

Kompania “SHARRCEM”, njëherit edhe anëtare patron e Rrjetit CSR Kosova, është fituese e Çmimit Kryesor për Përgjegjësi Shoqërore Korporative në Kosovë, 2020!

Kjo kompani u vlerësua me pikët më të larta nga paneli vlerësues, i cili përbëhej nga ekspertë të fushave përkatëse dhe njëkohësisht përfaqësues të Bordit dhe Zyrës Ekzekutive të Rrjetit CSR Kosova, përfaqësues nga GIZ në Kosovë, United Nations Kosovo Team, si dhe përfaqësues nga organizatat lokale si Sustainability Leadership Kosova dhe Institute for Development Policy.

“SHARRCEM”, u përzgjodh si fitues i këtij çmimi, si rezultat i përkushtimit dhe kontributit në respektimin dhe aplikimin e dhjetë parimeve të “UN Global Compact”, përpjekjet e vazhdueshme për përmbushjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm (SDGs) në kuadër të Agjendës 2030 të OKB-së, inovacionin, mobilizimin dhe krijimin e partneriteteve të reja, vizionin për një të ardhme të qëndrueshme, dhe ndër të tjerash, kontributin për lehtësimin e situatës pandemike.

Më 25 shkurt, Vigan Sylejmani, Drejtor për CSR dhe Burime Njerëzore në “SHARRCEM”, dhe njëherit anëtar i Bordit në Rrjetin CSR Kosova, mirëpriti shpërblimin, i cili u dhurua nga Zana Bajrami –Rama, Menaxhere për PR dhe Marrëdhënie me Publikun në KOSTT & poashtu anëtare e Bordit.

Rrjeti CSR Kosova është krenarë me punën e anëtarit tonë, “SHARRCEM”, për një zhvillim më të qëndrueshëm në vend, si dhe për përpjekjet e vazhdueshme për integrimin e praktikave të përgjegjshme në aktivitetet e tyre biznesore!

Rrjeti i bizneseve dhe organizatave të përgjegjshme do të vazhdojë tutje me ngritjen e vizibilitetit të praktikave të përgjegjshme ndaj shoqërisë, duke inkurajuar sektorin privat dhe institucionet e tjera relevante të zhvillojnë mënyra të qëndrueshme të zvogëlimit të gjurmës mjedisore, promovimin e vlerave anti-korruptive, fuqizmin e të rinjve, dhe angazhimin në komunitet, ndër të tjerash.

Leave a Reply