Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Prizren

0
450
Foto: Ilustrim

Prizreni është shumë afër të dalë e dyta për nga numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë, e cila pritet ta kalojë Vushtrrinë, e cila deri tani ka 319 të infektuar.

Komuna më e prekur nga ky koronavirusi është Prishtina, me gjithsej 551 raste.

Pastaj vjen Komuna e Vushtrrisë, në të cilën nga 13 marsi janë konfirmuar gjithsej 319 të infektuar, 4 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.

Komuna e tretë për nga numri i rasteve pozitive, Prizreni me 276 raste të konfirmuara pozitive dhe ka numrin më të madh të të vdekurve nga COVID-19, gjithsej 9 viktima.

Deri sot në Kosovë janë konfirmuar edhe 96 raste të reja me koronavirus, duke e çuar kështu në 2 mijë e 590 numrin e përgjithshëm të rasteve pozitive nga fillimi i pandemisë./Gazeta Sinjali

Leave a Reply