Rriten për 8.8 për qind çmimet e prodhimeve bujqësore në Kosovë

0
338

Indeksi i Çmimeve të Prodhimeve Bujqësore ka shënuar rritje për 8.86 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020, thuhet në raportin e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas ASK-së, në tremujorin e tretë të vitit 2021, Indeksi i Çmimeve të Prodhimeve Blegtorale ka rënie për 2.75 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020. Kurse, Indeksi i Çmimeve të Prodhimeve Bimore ka rritje për 16.99 për qind.

Javët e fundit është vërejtur një rritje e theksuar e çmimeve për produktet bazë për konsum.

Ngritjen e këtyre çmimeve e ka konfirmuar edhe ASK, duke shtuar se Indeksi i tërësishëm i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është rritur kryesisht te produktet e mishit, qumështit, perimet, uji e lëngjet, lëndët djegëse dhe shërbimet hoteliere.

Ndryshimet e Indeksit mujor të Çmimeve të Prodhimeve Bujqësore | Burimi: ASK

Agjencia thotë se norma vjetore e inflacionit në muajin shtator ka arritur në 4.9 për qind.

Nga të dhënat e Trading Economics, del se Kosova është vendi i dytë me normën më të lartë të rritjes së çmimeve në rajon.

E përveç këtyre rritjeve në produkte ushqimore në Kosovë, është paralajmëruar edhe rritja e çmimit të faturave të energjisë elektrike.

E për këtë gjë qytetarët që ngrohen me rrymë thonë që do ta kenë shumë të vështirë pasi që, do t’iu duhet që ta ndërrojnë komplet sistemin e ngrohjes, nga ajo me rrymë ta bëjnë me lëndë tjera djegëse, sepse nuk mund t’i përballojnë kostot.

Leave a Reply