Rriten mospajtimet në Qeveri për masat anti Covid, Tahiri: Gastronomia të punojë deri në 23:00

0
491

Pas deklaratave të kreut të AAK’së Ramush Haradinaj ndaj kryeministrit Avdullah Hoti lidhur me qasjen në dialog me lënien jashtë takimit të Brukselit të ministrit Selim Selimi dhe emërimin e Skender Hysenit në postin e koordinatorit për dialog pa u konsultuar me partnerin e koalicionit, sot në seancën e Kuvendit, masat e qeverisë për punën e gastronomisë i ka kundërshtuar edhe zëvendëskryeministri Besnik Tahiri.

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka thënë se i ka shkruar shkresë zyrtare ministrit të shëndetësisë, ministrit të tregtisë dhe kryeministrit për hapjen e gastronomisë sipas kërkesave të komunitet të turizmit dhe hotelerisë me të cilët ka pasur takim pardje.

Tahiri ka thënë se ku është logjika që të punohet deri në ora 21:00 e jo deri në ora 23:00, raporton Gazeta Express.

“Më 21 korrik kam takuar odën e hotelerisë dhe turizmit dhe kam nisur shkresë tek Ministri I Shëndetësisë dhe kryeministri me kërkesën për rishikimin e punës së gastronomisë.Çka dallon dy orë mos me punu, me punu deri në ora 21:00 dhe jo deri në ora 23:00”, ka thënë Tahiri.

Ai ka pyetur se a ka të dhëna shkencore që infeksioni përhapet për dy orë në mbrëmje.

“A ka një institut që mundet me jep një vlerësim në ato dy orë cila është e dhëna empirike që rritet infeksioni në këtë temë”, tha Tahiri.

Leave a Reply