Rrëfimi i vëllait të Zahir Pajazitit: U vra teksa ishte agjërueshëm

0
415

Zahir Pajaziti dhe dy shokët e ngushtë të tij, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha, u vranë më 31 janar 1997 në Pestovë të Vushtrrisë, pasi u zunë në pritë nga policia serbe.

Lajmin për rënien e tyre, familja Pajaziti e mori vesh tek të nesërmen, nga vëllai i Hakif Zejnullahut, Sabedini.

Këtë e rrëfeu për Klanin vëllai i Zahirit, Bajram Pajaziti. Ai tha se më së rëndi e pati t’ia kumtojë lajmin babait që ishte plakur. Ky i fundit e kishte pritur shumë rëndë lajmin për vdekjen e të birit.

Bajrami rrëfeu se ditën kur u vra Zahiri, ai kishte qenë agjërueshëm, pasi atë kohë kishte qëlluar muaji i Ramazanit.

Tash, familja Pajaziti është shtuar edhe më shumë e kujtimi për heroin e kombit është rritur.

Më të vegjlit kanë mësuar shumë poezi për Zahir Pajazitin me shokë që dhanë jetën për liri.

Leave a Reply