Rrahje në Korishë të Prizrenit, dy persona bëhen për spital

0
571

Dy persona janë përfshirë në një rrahje në fshatin Korishë të Prizrenit.

Njëri prej tyre është i mitur. Policia njofton se gjatë rrahjes është përdorë edhe thika.

“Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovar (njëri i moshës së mitur), pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete.

Gjatë rrahjes është përdorur edhe një mjetë i mprehtë thikë, e cila është konfiskuar.

Të dyshuarit janë dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor, ku njëri është hospitalizuar ndërsa tjetri është liruar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.

Leave a Reply