Rihapën lokalet pasi u’a mbylli inspektorati, inicohen raste ndaj 5 pronarëve në Prizren

0
517

Rihapja e lokaleve i ka kushtuar pesë pronarëve në Prizren.

Ndaj tyre është inicuar procedurë, përkatësisht ndaj 4 femrave pronare dhe 1 mashkulli pronar të lokaleve të cilat ishin mbyllur me vendim të inspektorëve komunal.

“HEQJA APO DËMTIMI I VULAVE ZYRTARE OSE I SHENJAVE

· Rr. Jusuf Gërvalla, Prizren 16.08.2020-13:00. Është iniciuar lënda e rastit ndaj të dyshuarës femër kosovare pronare e lokalit hotelier e cila kishte hapur lokalin i cili ka qenë i mbyllur nga inspektorët komunal. Me urdhër të prokurorit lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.

· Rr. Jusuf Gërvalla, Prizren 16.08.2020-13:00. Është iniciuar lënda e rastit ndaj të dyshuarës femër kosovare, pronare e lokalit hotelier e cila kishte hapur lokalin që ka qenë i mbyllur nga inspektorët komunal. Me urdhër të prokurorit, lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.

· Rr. Jusuf Gërvalla, Prizren 1 6.08.2020-13:00. Është iniciuar lënda e rastit ndaj te dyshuarës femër kosovare, pronare e lokalit hotelier e cila kishte hapur lokalin që ka qenë i mbyllur nga inspektorët komunal. Me urdhër të prokurorit lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.

· Rr. Jusuf Gërvalla, Prizren 16.08.2020-13:00. Është iniciuar lënda e rastit ndaj të dyshuarës femër Shqiptare shtetase e Shqipërisë, pronare e lokalit hotelier e cila kishte hapur lokalin që ka qenë i mbyllur nga inspektorët komunal. Me urdhër të prokurorit lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.

· Rr. Jusuf Gërvalla, Prizren 16.08.2020-13:00. Është iniciuar lënda e rastit ndaj të dyshuarit mashkull kosovar, pronar i lokalit hotelier për shkak se e kishte hapur lokalin që ka qenë i mbyllur nga inspektorët komunal. Me urdhër të prokurorit lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

Leave a Reply