Ridvan Tahiri tregon si e gjetën Egzona Feratin në Skenderaj (Video)

0
437

Ridvan Tahiri është personi që ka shërbyer në gjetjen e shumë qytetarëve të humbur në Kosovë, ai u angazhua për gjetjen e 26 vjeçares nga Skenderaj dhe përmes një video ka treguar se në çfarë gjendje e kanë gjetur Egzonën, për të cilën ishte raportuar së ka humbur një javë më parë.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka postuar një video ku ka treguar se Egzona Feratin e kanë gjetur në gjendje jo të mirë shëndetësore.

“Falë bashkëpunimit të qytetarëve, arritëm ta gjejmë Egzona Feratin – jo në gjendje shumë të mirë, por të gjallë”.

“Asaj i urojmë shëndet të plotë. Dua ta falënderoj Policinë e Skenderajt që kanë qenë shumë bashkëpunues me neve”.

Leave a Reply