Ridvan Tahiri “shpëtimtari” i personave të humbur

0
554

Është gjithmonë kudo që raportohet për ndonjë person të humbur. Emri i tij tashmë është i njohur për gjithë publikun.

Ridvan Tahiri i njohur edhe si Riki në Kosovë njihet si “shpëtimtari i personave të humbur”. Ai sot ishte prezent kur u gjet 2 vjeçari i humbur nga Tërpeza e Malishevës.

Madje, lajmin për gjetjen shëndosh e mirë të Tianit e bëri të ditur vetë ai, shkruan Reporteri.

Por vetëm dy muaj më parë ai kishte gjetur po ashtu një grua që ishte raportuar e humbur. Ajo u gjet nga Tahiri dhe grupi i vullnetarëve në malet e Prishtinës.

Ai kishte qenë i angazhuar edhe në gjetjen e Donisa Berishës që u gjet në Kukës.

Edhe në nëntor të vitit të kaluar, pas 4 ditë kërkimesh, e gjeti në bodrumin e një banese një grua që kishte humbur në kryeqytet.

Ish-ushtari dhe polici i Kosovës thotë se këtë e bën për shkak të humanizmit.

Leave a Reply