Rezultati preliminar në Shqipëri – PS merr 77 deputetë, PD me 56, LSI me 5 dhe PSD me 2

0
139

Kur kanë kaluar 12 orë nga fillimi i numrit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri, Partia Socialiste është duke prirë në rezultatin preliminar.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përcjell Telegrafi, deri në orën 12:00 janë numëruar rreth 40 për qind e apo 1,935 qendra të votimeve nga 5,199 sa janë në total.

Deri më tani, Partia Socialiste ka marr 270,738 vota apo 49.36 për qind, e ndjekur nga Partia Demokratike me 212,951 vota apo 38.83 për qind.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka 39,089 vota apo 7.13 për qind dhe Partia Socialdemokrate e udhëhequr nga Tom Doshi ka 10,905 vota apo 1.99 për qind.

Kthyer në mandate, aktualisht PS ka 77 deputetët nga 140, ndërsa PD ka 56 deputetë. LSI ka 5 deputetë dhe PSD me 2 mandate në Kuvendin e Shqipërisë.

Në këto zgjedhje kanë pasur të drejtë të votojnë 3,588,869 qytetarë me të drejtë vote.

Për 140 vende në Parlamentin shqiptar kanë garuar 1,841 kandidatë nga 13 parti, koalicione apo të pavarur. /Telegrafi/

Leave a Reply