Rënia e LDK-së ka nisur pas përqafimit të Thaçit dhe ardhjes së Mustafës

0
345

Historiani Jusuf Buxhovi ka folur për rënien e Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e fundit.

Megjithatë, Buxhovi ka deklaruar që rënia e LDK-së ka nisur qysh pas vdekjes së Ibrahim Rugovës.

‘Ka dy pamje, pamja e parë është LDK-ja si parti politike deri në vitin 2006 nën drejtimin e Rugovës, ndërsa pastaj LDK-ja kemi një LDK që nuk është LDK për hesap timin. Deri atëherë, LDK-ja është sulmuar nga jashtë dhe Rugova i ka përballuar këto sulme, ndërsa pas vdekjes së Rugovës dhe ardhjes së Fatmir Sejdiut, fillon rënia e partisë nga brenda, ndarja e LDK-së në dy pjesë pra Daci dhe Sejdiu’, ka thënë Buxhovi në KTV.

Ai ka thënë se problemet më të mëdha të LDK-së kanë filluar kur në këtë parti kanë filluar të futen persona që nuk kanë qenë kurrë LDK, duke përmendur këtu edhe Isa Mustafën.

‘Mustafa ka instaluar brenda persona për interesa të tjera. Kjo ka bërë që LDK-ja nga zgjedhjet në zgjedhje të bie. Ka dy rrëshqitje të LDK-së, gjatë kohës së Sejdiut kur ka rënë në përqafim të Hashim Thaçit dhe ka punuar për interesa të PDK-së edhe pse ata e arsyetojnë se e kanë bërë për interesa të shtetit, këto kanë qenë të dëmshme, pastaj gabimi më i madh ka qenë më instalimin e Isa Mustafës në parti’, ka thënë Buxhovi.

Ai ka thënë se Isa Mustafa është dashur të japë dorëheqje shumë më herët, pasi që janë humbur gjashtë zgjedhje parlamentare dhe askush nuk ka marrë përgjegjësi duke u arsyetuar dhe duke i shfaqur ato si fitore.

Leave a Reply