Reagon psikologia kosovare, Donika Shahini – Lami: Vendi ynë ka nevojë për menaxhim dhe jo për bllokim

0
1066

Psikologia e njohur kosovare, Donika Shahini – Lami është shprehur kundër shpalljes të gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë.

Përmes një reagimi në profilin e saj në ‘facebook’, Shahini – Lami ka thënë se vendi ynë më shumë ka nevojë për menaxhim sesa për bllokim.

Reagimi i plotë:

“Qeveritarët tonë të cilët me plotë kuptimin e fjalës kanë dashtuar në menaxhim gjatë këtyre muajve pas lirimit të masave, tashi po kërkojnë vënien e gjendjes së e jashtëzakonshme.
Qeverisje total e dështuar e me logjikë shpellare.

Pa profesionalizëm dhe pa përgjegjësi! Çfarë mendësie e myktë! Pasojat e izolimit total janë me shumë rrezik. Gjendja e jashtëzakonshme do të duhej të ishte opsioni i fundit në këtë situatë tejet të rënduar psikologjike, edhe ashtu gjendje jo e zakonshme që po e kalojmë tash e sa muaj.
Do të kemi shkatërrim të shëndeti mental dhe do të rritet edhe më shumë dhuna në familje. Izolimi/karantina shkakton probleme psikologjike, psikosociale nga shumë e shumë arsye, një nga to është edhe gjendja financiare që familjet po përballen. Presione këto, të cilat do të prodhojnë stres të shtuar, ankth dhe panik.
Situata të rënduara psikologjike, psikosociale, raste të tentim vetëvrasjes dhe të gjendjes depresive në përgjithësi kemi parë, dëgjuar dhe jemi duke i trajtuar këto ditë nga izolimi që e lamë pas.
Rastet janë të shumta në numer dhe nuk është e mundur tu ofrohet shërbim të gjitha rasteve që janë në nevojë.
Spitalet tona nuk kanë psikolog të mjaftueshëm apo nuk kanë fare Psikolog klinik që të ofrojnë ndihmë. Disa kukulla nga politika që ua kanë zënë vendin profesionistëve nuk kanë mundësi profesionale dhe njerëzore ti ndihmojnë dikujt, se nuk kanë haber me punën e uzurpuar !
Psikologët klinik të specialisuar i kemi të pa punësuar në vendet ku tash më shumë se kurrë kërkohet prezenca dhe profesionalizmi i tyre.

Duhet menaxhim e jo bllokim.

Duhet të vetdijësohemi të gjithë, të vendosim maskat, të mbajmë distancë. Të bëhet obligative për të gjithë dhe të shpërndahen maskat falas për popullaten. Sepse edhe blerja e maskave dhe mjeteve higjenike për disa disa nga popullata mund të jetë problem në vete për shkak të gjendjes së rëndë financiare.
Ta duam vehten dhe të tjerët.

Të kujdesemi sot që ta presim të nesërmen.

Të reagojmë me maturi dhe pozitivitet sidomos ndaj të moshuarve dhe fëmijëve.

Këto dy kategori po e përjetojnë me vështirësi situatën dhe “bombardimet” nga informacionet dhe xhirimet shpesh herë të pakontrolluara, e të cilat po rrisin frikë e panik të skajshëm.
Përfundimisht, shumë kujdes, distancën sociale, higjenën personale dhe maskat në ambientet publike.
Zoti qoftë me ne!”, ka shkruar Shahini – Lami./04 Online

Leave a Reply