Reagon ashpër grupi “Merakli t’Biciklave”, pas aksidentit të sotëm

0
403

Sonte te “Banesat e Bardha” në Prishtinë është goditur një biçiklist nga një veturë.

Në lidhje me këtë ka reaguar grupi “Merakli t’Biciklave”, ku thonë që sonte nuk pësoi një çiklistë por një komunitet, shkruan Indeksonline.

“Ne si grup vazhdimisht shprehim paknaqësit tona, dhe jemi kundër ngasësve të papërgjegjshëm të automjeteve, por jo vetëm pasi që kjo është edhe pasojë e mungesës së shtigjeve adekuate për çiklizëm, shënjëzimit e që vazhdimisht e bën të pa sigurt, çdo udhëtim tonin me biçikletë”, thuhet në reagimin e tyre.

Poashtu ata ftojnë të gjithë për kujdes të shtuar në trafik.

“Institucioneve publike u bëjmë thirrje për investime të shpejta në sigurimin e kushteve për çiklizëm në Prishtinë dhe gjithë Kosovën.
Gjithashtu i bëjmë apel organeve të sigurisë ,por edhe të drejtesisë të ndeshkojnë shkelësit e ligjit në rastin e sulmit ndaj një çiklistit , që ndodhi sonte në Komunën e Prishtinës.”.

Leave a Reply