Rashit Qalaj aderon në PDK

0
391

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka aderuar në PDK, raporton Gazeta Express.

Lajmin e ka bërë të ditur kandidati për kryeminsitër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj në një konferencë për media.

Ai është paraqitur së bashku me Qalajn para gazetarëve.

“Ardhja e tij është një hapje e madhe dhe e mirëfilltë e PDK-së. z. Qalaj do. jetë pjesë e programit për rimëkëmbje politike dhe për sigurinë”, ka thënë Hoxhaj.

“Z.Qalaj është një njeri që për 20 vite ka shërbyer në Policinë e Kosovës dhe ka udhehequr institucionin më kredibil që ka Kosova. Do ta ketë rolin kyç që ne ta vazhdojmë reformën në PDK. Ai ka qenë ushtarë i UÇK’së dhe ka luftuar me pushkë në dorë”, ka thënë më tutje Hoxhaj./GazetaExpress/

Leave a Reply