Ramiz Lladrovci: Opozitari më i fortë në Drenas është Petrit Gashi. Kritikat e tij kanë qënë të drejta

0
512

Në emisionin Pressing / Zona Express ku mysafir ishte Kryetari aktual i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, i cili u rikandidua edhe për një mandat në zgjedhjet që do mbahen në fund të vitit, ndër shumë tema ka folur edhe për rolin e opozitës në Drenas.

Ai ka thënë së nuk i cilëson opozitë ata që kanë qënë vetëm shpifës dhe zhurmaxhi, ndërkohë ka thënë së njëri ndër kritikuesit më të ashpër të qeverisjes së tij është Petrit Gashi nga IQD. Ai ka vlerësuar së shumica e kritikave të Gashit ishin të drejta dhe se ka mësuar nga ato.

Ai thotë së pranon fjalën e kundërt por nuk i duron shpifjet më të cilën thotë së është histori tjetër. Lladrofci gjatë debatit me Berat Buzhalen thotë së: Unë kam pas asamblistë të tjerë shumë të fortë. Kritikat m’bajnë më punu më mirë. Unë i kam pas mërzi veç shpifjet. Pra, për shpifje është një histori tjetër. Për kritika, për bashkëpunim kam qënë i hapur më të gjithë. E kam për shembull Petrit Gashin i cili është një prej kritikeve më të mëdhenj, por kritikat shumëherë i ka pas me vend. Ndoshta mu m’ka dhimtë, por i kam pranu me vend.

Leave a Reply