Rama uron Ramën: Risi interesante, kurioz për impaktin që do të ketë një kryebashkiak arkitekt

0
290

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka uruar kandidatin e LDK-së Përparim Rama që doli i pari në kryeqytetin e Kosovës.

Ai tha se është kurioz për ndikimin që do të ketë një arkitekt në krye të komunës, njofton Klan Kosova.

Kryeministri shqiptar ka uruar edhe të zgjedhurit e tjerë të komunave në Kosovë.

“Shumë kurioz për impaktin që do të ketë në Prishtinë një kryebashkiak arkitekt, risi interesante në një realitet sfidues! Urime Përparim Ramës dhe mbarësi e sukses atij dhe të gjithë të zgjedhurve të rinj në krye të komunave të Kosovës”.

Leave a Reply