Raka: Shtatori mund të përkeqësojë gjendjen me COVID-19, mund të ketë dyfishim të rasteve

0
444

Mikrobiologu Lul Raka ka deklaruar se shatori mund të jetë i vështirë për Kosovën, pasi mund të dyfishohen rastet me koronavirus.

“Do të mund të përballemi me dyfishim të rasteve me virusin. Në rast se gripi sezonal do të jetë i ashpër, bashkë me virusin, që po shihet se çfarë rrezikshmërie ka, situata do të jetë më e rëndë”, tha Raka në RTK.

Më tej, ai shtoi se potenciali i përhapjes së virusit është shumë më i madh në shtator e tutje, kur temperaturat do të ulen dhe njerëzit do të rrinë në objekte të mbyllura.

“Ta zëmë tani, kafeteritë janë jashtë, ndërsa në vjeshtë e dimër ambienti është i mbyllur, prandaj rrezikshmëria do të jetë më e madhe”, theksoi ai.

Leave a Reply