Raka: Kosova duhet ta praktikojë testin serologjik, të dihet sa janë infektuar dhe e kanë kaluar koronavirusin

0
519

Mikrobiologu Lul Raka, ka thënë se në Kosovë mungon testi serologjik, test i cili ka shkallën e saktësisë mbi 90 për qind.

“Kosova duhet ta praktikojë testin serologjik, ajo tregon sesa e ki shkallën e imunizimit, simptomatologjinë tipike, a e kanë kaluar këtë sëmundje apo jo, testime serologjike, këto teste duhe të validohen nga Agjencia Evropiane, këto teste duhet ta kenë saktësinë mbi 90 për qind së paku”, tha ai.

“Kjo duhet të përdoret edhe në Kosovë që të dihet sesa për qind e qytetarëve janë infektuar dhe e kanë kaluar”, u shpreh Raka në Dukagjin.

Ai më tutje ka theksuar se simptomat e gripit me atë të COVID-19, nuk janë të dalluara lehtë.

“Është e vështirë të dallohen simptomat e gripit nga ajo e COVID-19”.

Leave a Reply