Quni: Unë dhe ekipi im, do ta bëjmë fshatin Zhur me ujë të pijës 24 orë në ditë

0
321

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, e ka vizituar sot fshatin Zhur, me ç’rast ka takuar një numër të madh të mbështetësve të tij.

Quni para të pranishmëve ka thënë se së bashku me ekipin e tij do ta bëjnë fshatin Zhur me ujë të pijës 24 orë në ditë.

Postimi i plotë:

Fshati Zhur, më i madhi fshat në Kosovë, do të jetë ndër prioritetet e mia. Sot e kam vizituar dhe është i madh zhgënjimi i banorëve atje nga mosinteresimi për problemet e tyre, i qeverisë lokale.
Pa ujë të pijës, pa nënkalim funksional, pa shtëpi të kulturës, pa shtigje për ecje malore, muri i i pandertuar i stadiumit të futbollit, projekte të lëna përgjysmë e shumë mungesa e probleme tjera bazike infrastrukturore.
Une dhe ekipi im, do ta bëjmë fshatin Zhur me ujë të pijës 24 orë në ditë dhe një sërë investimesh tjera që do ta përmirësonin jetën e qytetarëve që jetojnë atje.
Ju faleminderit përzemërsisht për pritjen!

LDK160

PërKomunënQëDuam

Mund të jetë një imazh i 1 person

Leave a Reply