Quni takon elektoratin në Malësi të Re, Lutogllavë, Gjonaj, Medvecë dhe Zojzë

0
89

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit sot ka vazhduar takimet me elektoratin në fshatin Malësi e Re, Lutogllavë, Gjonaj, Medvecë dhe Zojzë.

Quni ka thënë se në këto fshatra ka parë organizim, mobilizim dhe entuziazëm për rikthimin e madh të LDK-së.

Postimi i plotë i Qunit për takimin në Malësi të Re dhe Lutogllavë:

Me Hanefiun, Dritonin, Naxhien, Myberanë dhe me bashkëpunëtorë të tjerë, kam zhvilluar një takim të ngrohtë me aktivistët dhe simpatizantët tanë në Lutogllavë dhe Malësi e Re.
Mobilizim, entuziazëm dhe angazhim maksimal për fitoren tonë të madhe.
Ju faleminderit për pritjen dhe për bashkëbisedimin.

LDK160 ✔

PërPrizreninQëDuam ✔

Postimi i plotë i Qunit për takimin në fshatin Gjonaj:

Kënaqësi me bashkëbisedu me hasjanët e mirë e bujar të “Lagjës së Epërme” të fshatit Gjonaj.
Të bashkuar do ta bëjmë ndryshimin pozitiv, për Gjonaj, për Hasin e për gjithë komunën e Prizrenit.
Ju faleminderit për pritjen e ngrohtë!

LDK160 ✔

PërKomunënQëDuam ✔

Postimi i plotë i Qunit për takimin në fshatin Medvecë dhe Zojzë:

Kam vazhduar ditën time me takime në fshatrat Medvecë dhe Zojzë.
Gjithandej organizim, mobilizim e entuziazëm, për rikthimin tonë të madhe.
Simpatizantët e veprimtarët tanë janë ngritur në këmbë, janë zotuar ta bëjnë ndryshimin pozitiv për të mirën e përgjithshme.
Medveci dhe Zojzi meritojnë vëmendjen e pushtetit lokal, këtë do ta kenë gjatë qeverisjes time.
Bashkë do të realizojmë projekte që do ta zhvillojnë këtë zonë.
Ju faleminderit për pritjen e ngrohtë!

LDK160 ✔

PërPrizreninQëDuam

PërKomunënQëDUam

Leave a Reply