Quni: Pushteti lokal meriton ndëshkim me votë, dështoi në menaxhimin e mbeturinave

0
363

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, e ka kritikuar pushtetin lokal për mungesë gatishmërie për menaxhimin e mbeturinave.

Quni ka thënë se Prizreni nuk e meriton një degradim të tillë të skajshëm.

“Prizrenas të dashur,

  • Qyteti im dhe i juaji, në histori të tij të egzistencës kurrë nuk është lënë kështu si këto katër vitet e fundit, i mbuluar me mbeturina e deponi të egra gjithandej.
  • Prizreni i turizmit, i trashëgimisë së pasur kulturore dhe me peisazhin e veçantë natyror që i ka dhuru Zoti, nuk meriton një degradim të tillë të skajshëm.
  • Kjo qeveri që nuk ka arritur të përmbushi as shërbimet elementare të qytetit e qytetarëve, meriton ndëshkim me votë, sepse janë treguar të paaftë, të pamotivuar, pa ide e pa vullnet për ta menaxhuar qytetin e komunën.
    Këto fotografi që shihni, nuk i kanë hije Prizrenit.
    Ne do t’ja rikthejmë namin e mirë që kishte dikur; kampion në mirëmbajtje dhe model për pastëri, rend e rregull.

LDK160

BashkohuniMeNePërPrizreninQëDuam

Vaksinohuni 💉”, ka thënë Quni./04 Online

Leave a Reply