Quni: Prizreni që ka Impiant, ende vuan derdhjen e ujërave të zeza në Lumbardhë

0
314

Kandidati i LDK-së për krytar të Prizrenit, Anton Quni, është shprehur i shqetësuar për mungesën e gatishmërisë të pushtetit lokal për të investuar rreth menaxhimit të ujërave të zeza.

Quni ka thënë se në kohën kur LDK-ja ishte në pushtet kishte realizuar projektin për Impiantin e Ujërave të Zeza, por që këtë nuk ka arritur ta finalizoj asnjë qeveri lokale pasuese.

“- Ujërat e zeza që shkarkohen nga amvisëritë dhe bizneset e qytetit aktualisht vazhdojnë të derdhen fillimisht në sistemin e ujërave të zeza dhe si të patrajtuara, pastaj në Lumbardhin e Prizrenit e më pastaj në Drinin e Bardhë.

  • Sa i përket këtij problemi, gati asgjë nuk ka lëvizur tutje, përveç asaj që ishte arritur të bëhej gjatë kohës sa Prizreni qeverisej nga LDK, ku projektimi i detajuar mirë i Impiantit të Ujërave të Zeza, arriti të bind Bankën Gjermane KVF të financoi ndërtimin e tij.
  • Asnjë nga qeveritë lokale që erdhën më pasë, nuk arritën që ta finalizojnë këtë projekt madhor e të rëndësisë jetike ambientaliste.
  • Prizreni që ka Impiant, ende vuan derdhjen e ujërave të zeza në Lumbardhë. Është e pafalshme indifirenca e këtij pushtetit karshi këtij problemi. Kjo qeveri lokale është e dështuar dhe neglizhenca e paaftësia saj duhet ndëshkuar.
  • Ne, ashtu siç e kemi filluar, me ekspertët tanë më të mirët që ka vendi, suksesshëm do ta finalizojmë duke bërë që gjithë ujërat e zeza të shkojnë për riciklim në Impiant.

LDK

BashkohuMeNePërPrizrenin”, ka thënë Quni./04 Online

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i bazen uji dhe natyra
Mund të jetë një imazh i bazen uji dhe natyra
Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i bazen uji
Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Leave a Reply