Quni: Nderim Gashi po punon e angazhohet për fitoren tonë të madhe

0
356

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, e ka vlerësuar lartë kandidimin e Nderim Gashit për Asamblenë Komunale të Prizrenit.

Quni ka thënë se Gashi është i përkushtuar si bashkëpunëtorë, e don Prizrenin dhe beson në rikthimin e LDK-së në pushtetin lokal.

Postimi i plotë:

Nderim Gashi,

  • Ishte këshilltari im sa drejtova Ministrinë e Mbrojtjes, ka mbaruar studimet për Juridik dhe aktualisht është sekretar i Degës së LDK-së në Prizren.
    Në këto zgjedhje, ai po garon për një ulëse në Kuvendin Komunal të Prizrenit.
  • Nderimi, një jetë të tërë ia ka kushtuar familjes tonë politike, aktiviteti i tij daton që në moshë të hershme nëpër organizimet pa fund të FR.
    Është i qetë, i prajshëm, fjalëpak e punëtor i madh, loyal dhe i përkushtuar, me dashuri e besim të madh në vlerat dhe platformën e LDK-së, po punon e angazhohet për fitoren tonë të madhe.
    I bindur se; rikthimi i madh i Lidhjes do të fillon nga qyteti i Lidhjes, Nderimi kërkon besimin tuaj për një mandat si Kuvendar, me zotimin se do angazhohet me përkushtim për të shtyer përpara realizimin e projekteve tona për të mirën e përgjithshme, duke u bërë zë i kerkesave të banorëve të lagjes Ortakoll dhe të qytetarëve gjithandej komunës.
    Ai është vlerë e shtuar në listën tonë, që është më e mira në këtë garë, dhe meriton besimin tuaj!
    Nderim, të ectë mbarë kjo sfidë!

LDK160 ✔

VotoniPërVlera✔

PërPrizreninQëDuam

Leave a Reply