Quni e kualifikon të tmerrshme situatën në Prizren

0
305

Anton Quni, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Prizrenin, e ka përshkruar si të tmerrshme gjendjen në këtë komunë.

Ai në emisionin Zgjedhjet në KOHË, ka thënë se para katër vitesh, gjendja ishte shumë më e mirë.

“Gjendja është e tmerrshme, përkundër që kryetari arsyetohet se disa kompetenca nuk janë në autoritetin e tij. E njëjta situatë ka qenë edhe me paraardhësit e tij, por këtë situatë e kanë menaxhuar shumë mirë. Prizreni ka qenë i pastër, shërbimet kanë qenë më kualitative, tani shërbimet kanë degraduar. Për mirëmbajtje, thjesht ka ekzistuar më herët një shpërndarje e përgjegjësive dhe detyrave me operatorët ekonomikë, të cilët kanë qenë shumë të përgjegjshëm”, ka thënë Quni.

Sipas tij, Prizreni tash është i mbushur me deponi ilegale, përfshirë edhe qendrën historike.

“Uji vazhdon të jetë mungesë, edhe ai ujë që u ofrohet ekonomive familjare nuk është kualitativ. Vazhdojnë të jenë problem kanalizimi, ujërat e zeza të cilat dalin nga infrastruktura dhe përfundojnë në bodrumet e përdhesat e familjarëve. Në Lagjen e Trimave krijohet përshtypja se dje ka përfunduar lufta, pas asnjë përkujdesje, përkundër të gjitha premtimeve të personaliteteve politike. Thjeshtë është përbuzur dinjiteti i qytetarëve”, ka shtuar Quni./Koha.net

Leave a Reply