Quni: Do t’i mbështesim bizneset që do të punësojnë të rinjtë nën moshën 25 vjeç

0
269

Ne do tu japim vëmendjen dhe mbështetjen tonë bizneseve që do të punësojnë të rinjët nën moshën 25 vjeç, kështu ka deklaruar Anton Quni, kandidat i LDK-së për kryetar të Prizrenit.

Quni njëherit ka thënë se do t’i krijojmë lehtësira të gjitha bizneseve që hapin vende të reja pune për gra e vajza.

Postimi i plotë:

Kam vizituar tre ndërmarrës të suksesshëm privat që janë shembull i ndërmarrësisë e cila luan rolin kryesor në zhvillimin ekonomik të komunës dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
Dile Prenkpalaj nga Shoqata e Grave Fermere na informoj rreth veprimtarisë së tyre me produktet e qumështit, për sukseset, sfidat dhe vështërsitë në rrugëtimin e tyre.
Ishte kënaqësi edhe bashkëbisedimi me Festimin nga kompania lidere hekurpunuese, “Kuk-Commerc”, e cila ka të punësuar mbi 80 punëtorë aktualisht, numër ky që gjatë sezonës së verës arrin deri në 150.
Edhe Ismeti nga mobileria “Diva” na njohu me zhvillimin e prodhimit të mobilieve kualitative dhe të bukura të tyre.
Ne do tu japim vëmendjen dhe mbështetjen tonë bizneseve që do të punësojnë të rinjët nën moshën 25 vjeç, si dhe do tu krijojmë lehtësira gjithë atyre që hapin vende pune edhe për gra e vajza.
Ju faleminderit për pritjen!

LDK1️⃣1️⃣6️⃣0️⃣✔

Leave a Reply