Qorrolli: Vendimi që pritet është i paimplementueshëm (VIDEO)

0
423

rofesori universitar, Vigan Qorrolli ka thënë se nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese është ai i paralajmëruari, atëherë ai do të jetë i paimplementueshëm.

Në emisionin “Desku”, Qorrolli ka thënë se së pari do të duhej të deklarohej që dekreti presidencial është jokushtetues.

“Besoj që vendimi do të jetë i paimplementueshëm, pasi së pari ai do të duhej të deklaronte që dekreti presidencial numër 24\2020 i presidentit për nominimin e Avdullah Hotit është jokushtetues. Kjo duhet të jetë fjalia kryesore në dispozitivin e aktgjykimit dhe më pastaj nga kjo të rrjedh çdo varietet i mundësive të cilat arsyetimi i gjykatës mund të çojë drejt krijimit të një force tjetër qeveritare”, ka thënë Qorrolli, njohës i zhvillimeve politike në vend.

Leave a Reply