QKMF-ve u mundësohet të kryejnë teste serologjike për COVID-19, por nuk saktësohet edhe për Prizren

0
443

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të martën se ministri Armend Zemaj ka nënshkruar një Udhëzim Administrativ me të cilin i është mundësuar Kujdesit Shëndetësor Parësor në komuna që të kryejë testime serologjike për COVID-19.

Në një njoftim të MSH-së theksohet se qendrat e mjekësisë familjare në komunat e Kosovës duhet të raportojnë për testimet serologjike në baza ditore në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës.

“Raporti i ekzaminimit laboratorik, përveç të dhënave të përgjithshme, duhet të përmbaj informatë për llojin e testit të kryer, prodhuesin e testit, instrumentin/aparatin me te cilin është kryer testi, si dhe komentimin profesional të rezultatit nga specialisti. Më këtë udhëzim, testet serologjike do të kryhen nga laboratorët e biokimisë në Kujdesin Parësor Shëndetësor”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply