QKMF-ja në Prizren vazhdon me shërbime të reja, nga mesi i shtatorit fillon me kujdesin shëndetësorë ndaj të moshuarve

0
186

Drejtori i QKMF-së në Prizen, Xhevat Elezkurtaj ka njoftuar se nga mesi i muajit shtator do të fillojnë me shërbimin geriatrik.

Elezkurtaj, ka thënë se ky shërbim do të kryhet për herë të parë në nivel vendi.

“QKMF-Prizen nga mesi i shtatorit edhe me një shërbim të ri- SHERBIMIN GERIATRIK(kujdesi shëndetsorë ndaj pleqëve)
Atyre që na lindën ,na rriten dhe na bën këta që jemi sot e që për shumë arsye i mungonë dora e ngrohtë e familjes ,atyre që psikofizikisht janë të brisht dhe nuk kanë mundësi të kerkojnë ndihmë në Qendrat e Mjeksise familjare ,kete do u afrojme ne në shtepit e tyre.
Një standard i ri për her të parë ne Republikën e Kosovës”, ka thënë Elezkurtaj./04 Online

Leave a Reply