QKMF-ja fton për vaksinim kundër COVID-19 personat me nevoja të veçanta mbi 75 vjeç në Prizren

0
344

Drejtori i QKMF-së në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, përmes një postimi në facebook, njofton të gjithë familjarët e personave me nevoja të veçanta të moshave mbi 75 vjet të cilët deshirojnë të futen në programin e vaksinimit kundër Covid-19 të lajmërohen në shërbimin e imunizim-vaksinimit pranë QKMF -Prizren në ketë numër telefoni 045 272 001.

Personave të tillë do iu mundësojmë të vaksinohen nga ekipet mobile në shtëpinë e tyre, ka shkruar drejtori Elezkurtaj.

Leave a Reply