QKMF-ja e Prizrenit e vetmja që ofron pakon COVID

0
422

Drejtori i Qendrës Kryesore Mjekësore Familjare të Prizrenit, Xhevat Elezkurtaj, ka thënë se kjo qendër është e vetmja në Kosovë që e realizon pakon e analizave për COVID-19.

Përpos analizave të gjakut, Elezkurtaj thotë se ata e bëjnë edhe rentgenin e mushkërive, testin SARS COVID, testin serologjik.

Më poshtë keni listën e plotë që përfshin pakoja e analizave të cilat i ka listuar Elezkurtaj në llogarinë e tij personale në Facebook.

CRP,Hemogrami,urea, kreatininet, glikemia, hepatogrami, ALT, AST,holesteroli, Trigliceridet etj.

▪︎D-Dimer

▪︎Retngenin e mushkërive

▪︎PCR Teste SARS CoV2 antigen rapid (strisho nga hunda).

▪︎Testet serologjike IgG ,IgM SARS CoV 2

▪︎vizitë specialistike

Leave a Reply