QKMF-ja dhe Urgjenca në Prizren do të punojnë me orar të plotë gjatë festës së Vitit të Ri

0
66

Për shkak të festave të fundvitit, Drejtoria e Shëndetësisë ka marrë vendim që me datat 31 dhjetor 2019 dhe 1-2 janar 2020, Shërbimi Urgjent dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare të punojë me orar të plotë për 24 orë, njofton Komuna e Prizrenit përcjell 04 Online.

“Ndërsa QMF 1 (ish ambulanta e stomatologjisë) do të punojë me orar nga 07:00 deri më 20:00.

Ky orar do të respektohet vetëm në datat e lartëcekura, duke pasur parasysh mundësinë e nevojës për intervenime urgjente shëndetësore”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply