Qeveria premton “shumë doza vaksinash” për pak ditë

0
48
Foto: Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se për pak ditë në Kosovë do të vijë kontingjenti më i madh i vaksinave kundër COVID-19 deri tash.

Në një konferencë për media, duke mos treguar se për çfarë vaksinash apo blerja a donacion bëhet fjalë, Kurti ka thënë se është çështje ditësh për ardhjen e kontingjentit të radhës, “numri i të cilave do të jetë më i madh se këto që kemi marrë deri tash së bashku”.

E për fund të muajit maj ose fillim të qershor, Kurti ka thënë se “do të marrim shumëfishin e tyre”.

Kosova deri tash ka marrë 24 mijë doza të vaksinës “AstraZeneca” nëpërmjet programit COVAX dhe rreth 5 mijë doza të vaksinës “Pfizer” si donacion i Bashkimit Evropian.

Si pasojë e COVID-19 në Kosovë kanë vdekur 2202, ndërsa janë edhe 6933 raste aktive. Kosova është ndër vendet që kanë kryer më së paku vaksinime kundër virusit.

Leave a Reply