Qeveria miraton projekt-rregulloren: Tatimi në pronë nuk është më kusht për regjistrimin e veturave

0
245

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar projekt-rregulloren që i mundëson qytetarëve regjistrimin e veturave pa e paguar tatimin në pronë.

Me këtë rast, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se nëse shfuqizohet udhëzimit administrativ, do të mundësohet regjistrimi më i lehtë i veturave.

Sipas tij, kësisoj do të regjistrohen edhe më shumë vetura.

Përndryshe, Qeveria sot miratoi koncept-dokumentin për vlerësimin strategjik-mjedisor.

Ndërkohë, u miratua edhe vendimi për t’i propozuar Kuvendit, kandidatët për bordin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Leave a Reply