Qeveria merr vendim që testet për Covid-19 të kryhen edhe në institucionet private shëndetësore

0
390

Laboratoret private dhe institucionet tjera private shëndetësore do të licencohen nga Ministria e Shëndetësisë për të kryer teste për COVID-19.

Kjo është një nga pikat e vendimit të djeshëm të Qeverisë së Kosovës që po synon që t’i rris kapacitetet edhe me personel shëndetësor.

Këtu do të përfshihet mobilizimi i stafit shëndetësor në nivel vendi, duke përshirë sipas nevojave edhe ata profesionistë shëndetësorë që nuk janë të angazhuar momentalisht si dhe të shtohen kapacitetet në shërbimin e mikrobiologjisë, infektologjisë dhe shërbimeve të tjera të lidhura drejtpërdrejt me rastet COVID-19.

Me vendimin e djeshëm, Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet kompetente shëndetësore janë obliguar të ndërmarrin veprimet e nevojshme dhe të menjëhershme për të realizuar testimet virologjike, duke përfshirë shfrytëzimin e plotë të kapaciteteve ekzistuese për testim, krijimin e kapaciteteve të reja testuese në regjione, licencimin e institucioneve private shëndetësore për të kryer testime për COVID 19, në përputhje me ligjet në fuqi, etj.

Leave a Reply