Qeveria e Serbisë merr vendim për “mbrojtjen e pronave kulturore në rast të luftës”

0
232

Qeveria e Serbisë është mbledhur sot, për të marrë vendim për formimin e një komiteti kombëtar që, sipas vendimit, do të merret me mbrojtjen e pronave kulturore në raste konflikti të armatosur. Kështu, Serbia i referohet mundësisë së luftës në Kosovë dhe objekteve, që ajo i quan “trashëgimi kulturore serbe”, transmeton Gazeta Express.

Në seancën e sotme, anëtarët e qeverisë serbe po ashtu morën vendim për krijimin e qendrave shëndetësore në Zubin Potok dhe Zveçan, raportojnë mediat serbe.

Vendimi për formimin e atij komiteti, është paraparë të zgjas për një periudhë pesëvjeçare.

Me ftesë të presidentit të Serbisë, sipas vendimit, përfaqësuesit e ministrive kompetente, si dhe ekspertë të shquar në fushën e sigurisë, mund të marrin pjesë në punën e këtij komiteti.

“Detyra e Komitetit është të japë propozime, opinione dhe shpjegime ekspertësh në lidhje me masat që duhen marrë në mënyrë që Konventa të zbatohet plotësisht. Komiteti gjithashtu promovon qëllimin dhe rëndësinë e Konventës, konsideron dhe propozon bashkëpunim me institucionet përkatëse të huaja, organizatat ndërkombëtare dhe grupet punuese kombëtare të profilit të njëjtë ose të ngjashëm me qëllim shkëmbimin e përvojave dhe zbatimin e praktikave të mira”, thuhet në vendim.

Këto zhvillime kanë ardhur pas një vendimi që Qeveria e Kosovës e mori dje për të vendosur një masë reciprociteti sa i përket targave të automjeteve. Nga dje, Kosova nuk lejon që në vend të futen automjete me targa të Serbisë.

Për kalim nëpër pikat kufitare nevojiten targat e përkohshme, ndërsa zbatimi i këtij vendimi po përcillet nga forcat e njësisë ROSU të Policisë së Kosovës.

Leave a Reply