Qeveria e re e Malit të Zi varet nga shqiptari Abazoviq

0
62

Proserbët në Mal të Zi fitojnë zgjedhjet me ndihmën e partisë së shqiptarit Dritan Abazoviqit, që doli kundër Millo Gjukanoviqit.

Ata janë pjesë e koalicionit me Frontin Demokratik, partia më e madhe opozitare, njëherësh proserbe dhe proruse, që ka garuar brenda koalicionit “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, që udhëhiqet nga Zdravko Krivokapiq, një figurë jopartiake, shkruan Top Channel. 

“Çelësi i qeverisë do të varet prej koalicionit tonë. Ne s’kemi për të lejuar që të krijojnë kushte që nuk janë të mira për qytetarët. Më ka takuar si shqiptar që pas 30 vjetësh të mbaj çelësin. Kam pasur shumë sulme, edhe prej partive nacionale shqiptare, që nuk duan të pranojnë që një shqiptar mund të përfaqësojë Malin e Zi në një nivel më të lartë. Çelësi i qeverisë është që të krijohet qeveria e ekspertëve, nuk ka për të pasur ndryshime të politikave të jashtme. Nuk ka nevojë për të pasur frikë. Negociatat mund t’i bëjnë vetëm ata që janë të gatshëm të bëjnë sistemin e qeverisë së ekspertëve”, u shpreh Abazoviq për “ABC News”.

Abazoviq është bartës i listës së koalicionit “E zeza mbi të bardhën”, që ka fituar 5.57 për qind të votave.

Kur janë numëruar 98.55 për qind të votave, kryeson partia e Gjukanoviqit me 35.12 për qind, ndërsa koalicioni “Për ardhmërinë e Malit të Zi” ka 32.52 për qind të votave.

Ndonëse Gjukanoviqi ka marrë më tepër vota, po llogaritet se kjo nuk i mjafton për të formuar qeverinë e re, nëse nuk e ka përkrahjen e Abazoviqit.

Koalicionet Shqiptare fitojnë 2 mandate. Kryesuesi i “Listës Shqiptare” Nik Gjeloshi tha në mesazhin e fitores se:

1800 vota i kanë partitë shqiptare e 2500 DPS, jemi mirënjohës për punën e bërë. Në Malësi triumf të thellë shqiptarët. Ne do të vazhdojmë projektin tonë pavarësisht rezultatit total, do investohemi edhe më shumë më tej.

Leave a Reply