Qendra historike e qytetit pritet të bëhet me rrjet nëntokësor të kabllove të rrymës elektrike

0
409

Qendra Historie e Qytetit së shpejti pritet të bëhet me rrjetin nëntokësor të kabllove të rrymës elektrike.

Punimet në sheshin “Shatërvani” kanë filluar, dhe këto punime pritet të zgjasin rreth 40 ditë.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka e ka vlerësuar si projekt shumë të rëndësishëm për qytetin e Prizrenit.

“Tanimë KEDS ka filluar punimet për jetësimin e një projekti shumë të rëndësishëm, të futjes së kabllove të rrymës elektrike, dhe të atyre të internetit dhe të televizorëve, në rrjet nëntokësor.
Ky projekt, ka filluar me vonesë për shkak se kemi pritur që KEDS t’i bëjë përgatitjet e duhura dhe t’i fillojë punimet. Plani dinamik i punimeve pritet të zgjasë për rreth 40 ditë, ndërkaq kërkoj mirëkuptimin e qytetarëve për këtë periudhë të punimeve për këtë projekt, i cili do të krijojë një pamje edhe më të bukur për qytetin tonë”, ka thënë Haskuka./04 Online

Leave a Reply