PZAP-i vërshohet nga ankesat e kandidatëve dhe të partive

0
33

Pasi KQZ-ja shpalli rezultatet përfundimtare subjektet politike kanë dërguar në PZAP 100 ankesa rreth rezultatit. Njohësit e çështjeve politike thonë se nëse këto ankesa janë të argumentuara mirë PZAP-i e Gjykata Supreme do të çojnë në rinumërim total. Mirëpo këtë mundësi e përjashton LVV-ja, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar 100 ankesa nga dita e shpalljes së rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Kështu ka bërë të ditur për gazetën zëdhënësi i PZAP-it Mul Desku, i cili tha se ankesat janë kryesisht të kandidatëve, por ka edhe të subjekteve.

Ndërkohë, njohësit e çështjeve politike thonë se nëse këto ankesa janë të bazuara dhe të argumentuara mirë PZAP-i e Gjykata Supreme do të çojnë në rinumërim të tërësishëm. Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar se s’mund të ketë rinumërim total, pasi nuk ka asnjë bazë për kërkesa të tilla. Ata janë shprehur për “Zërin” se më së largu brenda 8 ditësh do të ketë certifikim të rezultateve.(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Zëri” si dhe në versionin Online me parapagim në online.zeri.info)

Leave a Reply