Pyet KMDLNJ: Sa kushton një test për COVID-19?

0
404

KMDLNj- ë, që nga shpërthimi i pandemisë të shkaktuar me COVID-19, ka kërkuar që qytetarët e Kosovë të furnizohen pa pagesë me maska mbrojtëse, doreza dhe material dezinfektues në mënyrë që, nëse nuk nuk i respektojnë masat atëherë edhe mund të sanksionohen.

Me këtë standard të jetës , sidomos për kategoritë sociale dhe pensionistët , ka qenë e pamundur të respektohen masat mbrojtëse. Edhe në kohën e Qeverisë Kurti sikur edhe Qeverisë Hoti ka pasur shumë donacione për këtë sikur që janë ndarë edhe mjete nga Buxheti i Kosovës mirëpo çmimi i maskave , dorezave dhe dezinfektuesve ka qenë shumë i lartë dhe i papërballueshëm për një pjesë të madhe të qytetarëve të Kosovës sikur që ka dështuar inspeksioni që është dashur të merret me këtë çështje. Edhe Qeveria Hoti duket se nuk ka projekt për furnizim me masa mbrojtëse , pa pagesë , për qytetarët e Kosovës prandaj, në këto rrethana socio – ekonomike kërcënimi për dënim për ata që nuk bartin maska nuk është i duhur e as i qëlluar. Shumë shtete i kanë vendosur kusht qytetarëve të Kosovës dëshmi se e kanë bërë testin COVID-19, jo më heret se 72 orë në mënyrë që të lejohet të hyjnë në ato shtete.

Në ndërkohë , Qeveria Hoti , në përpjekje për ta luftuar pandeminë, ndër disa masa e për të cilat KMDLNj – ë mendon se do ta arrijnë efektin e kundërt të së dëshiruares, ka marrë vendim që edhe institucionet private shëndetësore kanë të drejtë të bëjnë teste për COVID-19 ( ato i kanë bërë këto teste ilegalisht edhe pa vendim të qeverisë ) që, në mungesë të kontrollit krijon kushte pët një korrupsion legal sikur që çmimet të jenë të papërballueshme. KMDLNj- së i është lajmëruar një qytetar të cilit një klinikë private i ka kërkuar 120 euro për një test COVID-19, e që është shumë më e lartë se në vendet e rajonit ku çmimi është 20 euro. Realisht edhe në Kosovë ky është çmimi për një test përjashtuar rastet kur përfituesit e papërgjegjshëm e imponojnë një çmim shumë më të lartë . Në kohën kur Qeveria nuk po është në gjendje t’ua paguaj ndihmën sociale prej 170 eurosh të punësuarve , ndër të tjera edhe për shkak të papërgjegjësisë së deputetëve të Kuvendit të Kosovës për ta votuar rishikimin e Buxhetit, Marrëveshjet Ndërkombëtare dhe Ligjin anti COVID- 19, për shkak të varfërisë që po merr përmasa shqetësuese, 120 euro por edhe 20 euro për një test COVID-19 del të jetë një luks i papërballueshëm për qytetarët e Kosovës .

KMDLNj kërkon nga Qeveria e Kosovës të investojë më shumë në institucionet shëndetësore publike në mënyrë që të rriten kapacitetet profesipnale dhe të kursehet buxheti i familjeve, edhe ashtu skajshmërisht i varfëruar. Mospërkrahja e bizneseve që për shkak të masave të qeverive janë buzë falimentimit, faktikisht, në planin afatgjatë e rrezikojnë vet shtetin. Masat shtrënguese dhe përpjekje për socializim të krizës aktuale, për pasojë do të ketë pasigurinë sociale e cila pashmangshëm do të rezultojë me protesta të qytetarëve , siç po ndodhë në disa vende të rajonit dhe të botës.

Dhënia e prioriteteve politike siç janë bisedimet e imponuara me Serbinë në kohën kur shumica e qytetarëve të Kosovës e kanë prioritet mbijetesën, paraqet nonsens të llojit të vet dhe pasojat do të shihen shumë shpejt. Përballë shumë lëshimeve që i ka bërë Kosova, në të shumtën e rasteve në dëm të saj, KMDLNj pyet vendimmarrësit ndërkombëtarë ; ku janë vizat ?

Leave a Reply