Publikohet vendimi, këto janë të gjitha masat e reja që hyjnë në fuqi nga nesër

0
305

Qeveria e Kosovës dej ka marrë masa të reja kundër përhapjes së COVID-19.Nga nesër do të ketë orë policore nga ora 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit.Po ashtu gastronomia do të jetë e mbyllur për 11 ditë që nga nesër, pra 7 prill deri me 18 prill 20121, lejohen të punojnë vetëm me shërbimin “Take away”.

Institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do kalojnë në online nga 12 deri më 18 prill ndërsa ato universitare nga 7 deri më 18 prill.

Të gjithë qytetarët e Kosovës, gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetimin për test RT-PCR negativ, të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë.Mbyllen qendrat tregtare nga 7 deri më 18 prill.
Transporti publik lejohet të punojnë me 50% të kapacitetit.Mbyllen fitneset, lejohen vetëm në ambiente të hapura.

Leave a Reply