Pse nuk po gjobiten partitë politike për tubime?

0
422

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës ka reaguar ndaj Qeverisë së Kosovës në detyrë duke e kritikuar se po veprojnë me standarde të dyfishta.

Në reagim thuhet se qeveria me vendimet e saj nuk lejon zgjatjen e orarit dhe hapjen e sallave të dasmave, e në anën tjetër kudo shohim tubime elektorale.

“REAGIM NDAJ QEVERISË DHE TUBIMEVE ELEKTORALE:
QEVERIA NË DETYRË VEPRON ME STANDARD TË DYFISHTË: NUK LEJON ZGJATJEN E ORARIT DHE HAPJEN E SALLAVE TË DASMAVE, E NË ANËN TJETËR KUDO SHOHIM TUBIME ELEKTORALE!
Mbi 3 milionë euro është vlera e gjobave të shqiptuara për qytetarët. Qytetarët janë të barabartë para ligjit dhe para dënimeve. Por, siq po shihet janë disa qytetarë më të barabartë se të tjerët: njerëz nga partitë politike në këtë kohë fushate.
Ka javë të tëra prej se kanë filluar tubimet elektorale ku shohim grumbullime të mëdha në hapësira të mbyllura, gjatë dhe pas orarit. Asnjë gjobë, asnjë vërejtje.
Është për t’iu ardhur turp për këto veprime, sepse e keni dëshmuar që kur bëhet fjalë për interesat e juaja partiake nuk ekzistojnë masa e as PANDEMI!
Partitë e politikanët janë qytetarë si të tjerët, edhe rregullat e pandemisë vlejnë njëjtë për secilin apo jo?
Alo ndoshta i ka përjashtuar Ligji për Pandeminë këta?
Apo ndoshta nuk janë bartës të virusit?
Kryetari i OHTK-së Hysen Sogojeva thekson se është për t’u ardhur keq që jemi në këtë gjendje sepse çdo ditë po shohim që këta politikanë nuk kanë fare përgjegjësi për qytetarët dhe qdo ditë po e rrezikonjnë shëndetin e tyre duke i mbledhur në tubime për përfitime vetanake!!
Nuk kërkojmë asgjë tjetër përveç rregulla të njejta për secilin. Nëse lejohen tubime, le të lejohen për të gjithë, menjëherë të ndryshojnë masat!”, thuhet në reagimin e OHTK-së./04 Online

Leave a Reply