Prokuroria në Prizren ngritë pesë aktakuza kundër gjashtë personave

0
416

Prokuroria Themelore në Prizren gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur pesë aktakuza kundër gjashtë personave për vepra të ndryshme penale.

“Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren janë ndaluar dy (2) personave, për veprat penale “Dhuna në familje“ nga neni 248 i KPK –së, dhe “ Lëndimi i lehtë trupor “ nga neni 185 i KPK-së.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këtë vepër penale:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Ndërtimi pa leje” dhe “ Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Prezantimi i rremë si person zyrtar”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Rrezikim i trafikut publik”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply