Prokuroria në Prizren ngritë 11 aktakuza kundër 11 personave

0
421

Prokuroria Themelore në Prizren gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 11 aktakuza kundër 11 personave për vepra të ndryshme penale.

Siç thuhet në njoftim, Prokuroria ka ndaluar dy persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, si dhe ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person.

“Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra penale të ndryshme, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në KPRK”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply