Prokuroria në Prizren ngritë 1 aktakuzë kundër një personi

0
467

Prokuroria Themelore në Prizren gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një aktakuzë kundër një personi.

Aktakuza është ngritur për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”. Ndërsa, ka bërë tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë përsonave të dyshuar.

“Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj pesë (5) personave të dyshuar. Një (1) kërkesë është paraqitur ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, një (1) kërkesë ndaj dy (2) personave për shkak të dyshimit se kanë
kryer veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’ dhe një (1) kërkesë ndaj dy (2) personave pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhënia e ryshfetit’’-“, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply