Prokuroria e Prizrenit ngritë 13 aktakuza ndaj 18 personave për vepra të ndryshme penale

0
44

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale, thuhet në njoftim transmeton 04 Online.

“Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar për shkak dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas nenit 248 të KPRK-së .

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për veprat penale “Vjedhja grabitqare” nga neni 316 dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367 i KPRK-së;
Tetë (8) aktakuza kundër një (8) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 i KPRK-së;
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315i KPRK-së;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Vjedhja” nga neni 269 dhe ‘’Kanosja’’ nga neni 181 i KPRK-së.
“, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply