Prokuroria e Prizrenit ngritë 13 aktakuza kundër 17 personave

0
482

Prokuroria Themelore në Prizren vetëm në 24 orët e fundit ka ngritur 13 aktakuza kundër 17 personave, shkruan 04 Online.

Siç thuhet në njoftim, aktakuzat janë ngritur për vepra të ndryshme penale.

“Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër shtatëmbëdhjetë
(17) personave për vepra të ndryshme penale.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër shtatëmbëdhjetë
(17) personave për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën
gjashtëmbëdhjetë vjet”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Kanosja”,
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave
psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Mashtrimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit” dhe
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj” .”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply