Prokuroria e Prizrenit ngrit 9 aktakuza ndaj 9 personave

0
229

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren,ka ndaluar katër (4) personapër vepra të ndryshme penale. Një (1) person është ndaluar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Trafikimi me njerëz” nga neni 165 i KPRK-së. Dy (2) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit setë njëjtit kanë kryer veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 i KPRK-së, si dhe një (1) person është ndaluar për dyshimin se ka kryer veprat penale “Vjedhja” nga neni 313 i KPRK-së dhe “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja” nga neni 313 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 321 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit” nga neni 338 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 422 i KPRK-së.

Leave a Reply