Prokuroria e Prizrenit ngrit 11 aktakuza kundër 16 personave

0
472

Prokuroria Themelore në Prizren gjatë 24 orëve të fundit i ka ngritur njëmbëdhjetë aktakuza kundër 16 personave për vepra të ndryshme penale.

“Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, si dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Është ndaluar një person për veprën penale Vjedhja nga neni 314 i KPK-së.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së;
Tre (3) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së;
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Prizrenit./04 Online

Leave a Reply