Projekt i ri në Suharekë, krijohen 50 vende të reja të punës

0
423

Në Komunën e Suharekës po ndërtohet një therrtore në vlerë 2.5 milionë euro, në të cilën do të punësohen 50 qytetarë, shkruan Indeksonline.

Kështu ka bërë të ditur, kryetari Bali Muharremaj, i cili theksi se projekti është midis shoqatës “Jetimët e Ballkanit” dhe Komunës së Suharekës.

No photo description available.

2.5 milionë euro është vlera e projektit të ri nga shoqata “Jetimët e Ballkanit”, ku do të ndërtohet një therrtore, e cila do të mbetet në shërbim të kësaj shoqate dhe në shërbim të qytetarëve. Sot u nënshkrua kontrata midis Komunës së Suharekës dhe shoqatës “Jetimët e Ballkanit” ku do të krijohen 50 vende të reja pune. Ne angazhimin dhe punën nuk e ndalim derisa të rregullohet jeta dhe mirëqenia e qytetarëve“, tha ai.

Leave a Reply